Kurti përgëzon Ramën për fitoren, por fton institucionet “të sqarojnë çdo paqartësi me procesin”

Kurti Rama 1100x620

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri, ku ai votoi si nënshtetas shqiptar dhe mbështeti 3 kandidatë të pavarur por pjesë e lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka përgëzuar Edi Ramën për fitoren, duke nënvizuar se “Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies”.

Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama…

Posted by Albin Kurti on Wednesday, April 28, 2021

Gjithsesi, Kurti nuk ka munguar të “thumbojë” duke kujtuar ” që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo paqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.