Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kush i propozoi ndryshimet e kufijve? Gjermania dhe Franca mohojnë autorësinë e "non papers"

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 12:09 | Kosova
Kush i propozoi ndryshimet e kufijve? Gjermania dhe Franca mohojnë

“Non papers”, siç është cilësuar dokumenti jozyrtar që propozon ndryshime kufijsh në Ballkanin Perëndimor, ka trazuar ujërat jo vetëm në rajon, por edhe në Bruksel.

Gjermania dhe Franca mohuan të martën të kenë hartuar ndonjë dokument, ku ndër të tjera propozohet themelimi i një distrikti autonom në veriun e kosovës.

"I ashtuquajturi ‘’non-paper’’ franko-gjerman, i publikuar nga Koha Ditore është lajm i rremë. Mund të ketë dokument, por sigurisht që nuk është franko-gjerman”, u shpreh, Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë.

Gazeta “Koha Ditore” e cila e publikoi e para "non paper"-in pretendon se ai është përgatitur nga Gjermania dhe Franca, si një nismë për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Pas ambasadorit gjerman reagoi dhe ambasada franceze në Kosovë.

“Franca dhe Gjermania nuk janë burimi i të ashtuquajturit "non-paper" franko-gjerman. Ne mbështesim plotësisht ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, dhe mirëpresim përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga përfaqësuesi i posaçëm i ngarkuar me bisedimet Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak”.

Bashkimi Europian tha se dokumenti i pretenduar “nuk paraqet qëndrimin e BE-së” dhe zyrtarët në Bruksel “nuk e kanë marrë e as parë një dokument të tillë”. Në Beograd, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha se dokumentin e ka hartuar dikush që është “shumë i mençur”.

“Ka gjëra të cilat do iu kishin pëlqyer serbëve, por aty është edhe një gjë, të pranohet pavarësia e Kosovës, e që është shumë e keqe për serbët.”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se "non-papers" kanë brenda ide destabilizuese për rajonin tonë dhe kanë vetëm një̈ burim: Serbinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë