Manovra të rrezikshme me makinë në shesh, burg për 32-vjeçarin

Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për Arben Menën, 32-vjeçari që rrezikoi jetën e dhjetëra qytetarëve duke bërë manovra të rrezikshme në sheshin “Skënderbej”.

Mena akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”, “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “shkatërrim prone” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.

Në sallën e gjyqit ka treguar se ditën e ngjarjes po nxitonte të shkonte për të votuar. Sipas tij, makinën ia kishte marrë një miku dhe kishte ngatërruar rrugën duke shkuar në shesh, ku ka humbur kontrollin e mjetit.

32-vjeçari ka pranuar të jetë përdorues i narkotikëve.