Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ndërroi jetë kryefamiljari, pronarët e Samsung do paguajnë taksën e trashëgimisë më të lartë të historisë

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 07:14 | Bota

Parashikohet të jetë taksa e trashëgimisë më e madhe e regjistruar ndonjëherë. Bëhet fjalë rreth 11 miliardë dollarë që duhet të paguajë familja e Lee Kun-Hee, pronarit të gjigantit të teknologjisë Samsung që ndërroi jetë në 25 tetor të vitit të kaluar në moshën 78-vjeçare.

Korea e Jugut ka një nga taksat e trashëgimisë më të larta në botë, veçanërisht për trashëgimi miliardere si ajo e familjes që ka krijuar kompaninë në vitin 1938, kur ajo fokusohej në importin e frutave të thata.  

Jay Y. Lee, që duhet të marrë drejtimin e kompanisë, ndodhet në burg me akuzën e korrupsionit

Lee Kun-Hee ka lënë një pasuri neto rreth 21 miliardë dollarë, ku gjysma mendohet të shkojë në taksa. Një përqindje aq e lartë sa që trashëgimtarët do të dhurojnë muzeut të Artit Modern të Seulit koleksionin marramendës të veprave të artit, rreth 23 mijë ku radhiten vepra të Picassos, Chagall dhe Monet, pikërisht për të mos paguar taksën.

Djali i madh i të ndierit Lee Kun-Hee, Jay Y. Lee, që duhet të marrë  drejtimin e kompanisë, ndodhet ndërkohë në burg me akuzën e korrupsionit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani