Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Niko Peleshi, më i votuari nga socialistët, pas kryeministrit. I pari deputet që thyen herësin

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 10:41 | Politikë
Niko Peleshi, më i votuari nga socialistët, pas kryeministrit. I pari

Niko Peleshi rezulton të jetë deputeti më i votuar deri më tani nga lista e kandidatëve të Partisë Socialiste në të gjitha qarqet, pas kryeministrit Edi Rama.

Ministri i Mbrojtjes është i pari deputet që thyen herësin me më shumë vota të marra në qarkun ku ai drejtoi fushatën, në Korçë.

Peleshi ka marrë, sipas rezultateve zyrtare të faqes së KQZ-së, 10 235 vota, ndjekur më pas nga ministrja Olta Xhaçka, me 3754 vota, e më pas në radhë vijnë kandidatët Ilir Topi dhe e para e listës së Qarkut të Korçës, Eni Zake.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu