OBSH: Varianti indian i koronavirusit është zbuluar në 17 vende

hypatia h 396584fd621a59653175361302dc55b7 h f17e4488f63df117405e07d694dcc2b3 1100x620

I ashtuquajturi variant indian i virusit Covid-19 është zbuluar në të paktën 17 vende në botë. Kështu njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, në buletinin e saj javor mbi pandeminë.

Mutacioni i virusit që po gjunjëzon Indinë dhe deri më tani të panjohur, i quajtur ndryshe varianti B.1.617, është zbuluar në mbi 1 200 sekuenca të ngarkuara në bazën e të dhënave ndërkombëtare Gisaid, tregon OBSH.

Vendet ku është zbuluar më shpesh janë India, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Singapori, por edhe në Belgjikë, Zvicër, Greqi dhe Itali.

Varianti B.1.617, i cili ka një numër të “nënvarianteve” deri më tani është klasifikuar si një mutacion “me interes”, por ende jo “shqetësues”, i cili do ta etiketonte atë si më të rrezikshëm se virusi origjinal, pasi është më ngjitës, më vdekjeprurës, ose rezistent ndaj vaksinave.