Parashikimi i motit: 28 prill 2021

Gjatë paradites, kthjellime dhe alternime vranësirash do të mbizotërojnë kushtet e motit në vend. Mesdita sjell shtim të vranësirave në veri dhe qendër, ku nuk do të mungojnë momentet e shkurtra me shi të dobët,  ndërsa pasdite në zonat lindore priten shira të dobët.

Mbrëmja dhe orët e natës vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit nuk do të shënojnë ndryshime të ndjeshme, në rang vendi do të ruhen vlerat minimale dhe maksimale nga 7 në 26 gradë Celcius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në brigjet detare, me drejtim jugor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në det ulet në 2-3 ballë.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete në 24 orët e fundit nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 91 raste të reja nga 1762 testime të kryera
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, 6 të intubuar