Pas PD edhe LSI, kërkesë Celibashit për pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit

28 PRILL 2021 MONIKA frame 1603 1100x620

Pa u certifikuar ende rezultati i zgjedhjeve, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në rang vendi, si edhe kopje të materialit elektronik në të gjithë vendin.

Në kërkesën drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkohet vënia sa më shpejt në dispozicion të tyre.

Një ditë më parë edhe Partia Demokratike depozitoi një kërkesë të ngjashme, ndërkohë sot kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, denoncoi tjetërsimin e votës së zgjedhësve.

Lëvizja Socialiste për Integrim pësoi një humbje të thellë në këto zgjedhje duke marrë vetëm 4 mandate, ndërkohë që në 2017-n kishte 19 mandate.