Plagoset me armë zjarri 23-vjeçari në Korçë nga një minoren

policia korce 1100x620
Foto arkiv

Plagosje me armë zjarri në rrugën e Ersekës, në unazë të qytetit të Korçës. Pas një konflikti për motive të dobëta, njëri prej shtetasve është plagosur me armë zjarri në këmbë, u transportua në spitalin e Korçës. I plagosuri Klaudio Lice. Autori dyshohet se është një minoren, i identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 të këtij qyteti.

Njoftimi i Policisë Korçë

Më datë 28.04.2021, rreth orës 10:55, në lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, shtetasi Th. Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin K. L., rreth 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.