“Populli foli qartë”, Yuri Kim: Njohja e rezultatit forcon demokracinë

yuri kim 1100x620 1 1100x620

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim deklaroi se populli shqiptar foli qartë në zgjedhjet e 25 prillit.

Pasi uroi Edi Ramën për fitoren dhe Lulzim Bashën për fushatën e mirë elektorale, Yuri Kim shkruan dhe për njohjen e rezultatit të zgjedhjeve dhe bashkëpunim të liderëve për të mirën e popullit shqiptar.

“ Ne urojmë kryeministrin Edi Rama dhe PS për fitoren në këto zgjedhje. Urimi tjetër shkon për kreun e PD, Lulzim Basha për drejtimin e një fushatë të fortë që iu dha zë shumë njerëzve dhe inspiroi shpresë. Në veçanti urojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë.

Duke njohur rezultatin e zgjedhje dhe bashkëpunimit me njëri-tjetrin liderët do të sillen në mënyrë të përgjegjshme për të mirën e popullit shqiptar. Kemi parë gjetjet e raportit të OSBE-ODIHR dhe po presim raportin final i cili duhet të përdoret për të përmirësuar zgjedhjet në Shqipëri”, shkruan ambasadorja Kim.

Mes të tjerave, diplomatja amerikane ka postuar dhe një mesazh të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price i cili shprehet se njohja e rezultatit të zgjedhjeve forcon më tej demokracinë shqiptare.