Fitorja në zgjedhje, Rama merr mesazh urimi nga Macron dhe kryeministri spanjoll

edi rama 1 1100x620

Kryeministri Edi Rama ka marrë mesazhe urimi për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit nga presidenti francez Emmanuel Macron, si dhe nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

Një ditë më parë, Rama mori mesazhe urimi edhe nga presidenti turk Erdogan, kryeministri grek Mitsotaqis.

Po ashtu, një mesazh special urimi kryeministri Rama mori nga Hashim Thaçi, i cili ndodhet në burgun e Hagës.