Rama: Tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer borxhin e 25 prillit

Kryeministri Rama ka postuar në Facebook pamje të një prej zonave të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, të rindërtuar.

“Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t’ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit”, shkruan Rama në postimin që shoqëron pamjet nga Fushë-Kruja.

Sipas kryeministrit, në zonë janë ndërtuar 15 pallate me 100 apartamente, 167 shtëpi, një shkollë, një kopsht, një çerdhe dhe një treg i madh për zonën.

Dhe tani 3 herë më shumë punë, për t'ju kthyer sadopak borxhin e madh ku më futët të dielën e bukur të 25 prillit🙏❤️*FushëKrujë

Posted by Edi Rama on Wednesday, April 28, 2021