Teuta merr kreun, Tirana asist Partizanit, mposht Vllazninë

WhatsApp Image 2021 04 28 at 17.55.10 1100x620

Ndryshon sërish kreu i klasifikimit në Kategorinë Superiore. Teuta bëri detyrën përballë Kukësit dhe përfitoi nga hapat fals të skuadrave të tjera pretendente.

Durrsakët fituan 2-0 në transfertë, me golat e Krasniqit dhe Hoxhës, ndërsa Partizani u frenua në Laç. Të kuqtë barazuan 2-2 në fushën e bardhezinjve, rezultat me të cilin mbajnë në distancë një rival direkt si kurbinasit, të cilin gjithsesi nuk kanë arritur ta thyejnë asnjëherë në këtë sezon.

Skuadra e Ilir Dajës falenderon edhe Tiranën, që pas Teutës, tani mposhti edhe Vllazninë. Idriz Batha vendosi sfidën në favor të bardhebluve, ndërsa shkodranët zbresin në vendin e tretë në renditje.

Mjaft interesante bëhet edhe gara për mbijetesë, me Apoloninë që fitoi 2-1 me Kastriotin dhe Skënderbeun që mposhti po me të njëjtat shifra Bylisin, duke rihapur çdo diskutim në fundin e renditjes.