Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Trump zbret në popullaritet tek republikanët, por vijon të drejtojë partinë nga resorti i tij

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 06:35 | Bota
Trump zbret në popullaritet tek republikanët, por vijon të

Popullariteti i ish-presidentit amerikan Donald Trump është në rënie, edhe në sytë vetë republikanëve.

Kjo është gjetja më interesante e një sondazhi të kanalit amerikan NBC, që evidentoi që për herë të parë në dy vite, figura e ish kreut të Shtëpisë së Bardhë kishte më pak persona në favor sesa vetë partia republikane.

Trump mbështetej nga 44% e të intervistuarve që janë të anëtarësuar në parti, kundrejt 50% që mbështesin partinë mbi figurën e Trump, ndërkohë që në totalin e intervistave ndër personave me bindje republikane popullariteti nuk kalonte 32%.

Përtej sondazhit, Trump vijon të kontrollojë një pjesë të mirë të partisë, edhe nga zyrat e resortit të tij në Mar-a-Lago të Floridës, ku pak ditë më parë mbajti një takim me një delegacion të partisë të ardhur nga Uashingtoni, pjesa më konservatore e saj që ka ende nevojë për “bekimin” e tij në sytë e një pjese të votuesve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë