Zgjedhjet e 25 prillit, Murrizi: Prisja një reagim më të madh ndaj hipokrizisë politike

Myslim Murrizi është i vetmi që pranon të flasë para kamerës për 25 prillin. Kryetari i partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare pranon se priste më shumë nga qytetarët.

“Prisja një reagim qytetar më të madh ndaj hipokrizisë politike të dy subjekteve të mëdhaja të cilat prej 30 vitesh tallen me shqiptarët dhe pasi marrin pushtetin nuk duken më”, tha Myslim Murrizi.

Pavarësisht zhgënjimit, Murrizi nuk largohet nga drejtimi i Lëvizjes Demokratike shqiptare

“Do fillojë lëvizja për të pikasur kandidatë dhe individë që aspirojnë për të qenë në zgjedhjet locale, si për këshill ashtu edhe për kryetar bashkie”, shtoi ai.

Murrizi nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Partinë Demokratike në të ardhmen, por me një kusht.

“Partia Demokratike duhet të jetë demokratike si ka emrin. Duhet të kishte kushte të panegociueshëm Kodin Zgjedhor demokratik”, përfundoi Murrizi.

Edhe kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi pranoi verdiktin e votuesve. Në një postim në Facebook, Patozi shkruan se populli nuk gabon asnjëherë, kur voton.