Aksident me një të vdekur në Kamzë

breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1100x620

Një aksident me pasojë një person të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Kamëz.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha”. Mjeti me drejtues shtetasin E. K., 22 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin, i cili është identifikuar si shtetasi H. A., rreth 60 vjeç. 60-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.