Albin Kurti prezanton në PE 4 kushtet për rinisjen e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbajti një fjalim në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian ku paraqiti kushtet për rinisjen e fillimit të dialogut me Serbinë.

Kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh para ligjvënësve europianë se Serbia duhet të pranojë krimet e së kaluarës dhe të pranojë realitetin se pavarësia nuk mund të kthehet pas. Gjithashtu ai tha se shteti serb duhet të paguajë dhe rreth 3 miliardë euro për dëmet e luftës.

“Prandaj ne jemi për dialog, që është i mirë përgatitur dhe me parime. I drejtë dhe barabartë. I pari është pranimi i realitetit, nuk mund të kthehemi para pavarësisë. Pavarësia e Kosovës në bazë të Ahtisarit, dhe hapja e kësaj pako do të thotë hapje e listës së dëshirave dhe shkëputjeve që do të çonin ngjarje të paparashikuara. E dyta është pranimi i të vërtetës. Serbia duhet të pranoj krimet e të kaluarës. Për të parandaluar gjenocidin NATO është dashur ta bombardoj Beogradin sepse ishte ai me regjimin e tij që kishte kryer gjenocid në Kosovë.

Kishte aparat shtetëror dhe zyrtar qeveritar dhe një zinxhir komande, por edhe pas luftës në Kosovë qeveria e re në Serbi nuk është distancuar nga Millosheviçi dhe krimet e të kaluarës. Duke mos u distancuar nga krimet e luftës Serbia po identifikohet në to. Së treti është barazia e përfaqësuesve, në çdo tryezë ulemi si të barabartë për të zgjidhur…Parimi i katërt është se qytetarët duhet të jenë përfitues përfundimtar”, tha Kurti.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve