Defender 21, Shqipëria pret stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë

Shqipëria do të jetë pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, Defender 21. I udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, mes 28 mijë trupave nga 26 kombe, Defender 21 ka si synim ndërtimin e gatishmërisë operacionale të të gjitha vendeve aleate të NATO-s.

Në një informacion për mediat, kolonel Joseph Scrocca tha se natyra e stërvitjes është mbrojtëse dhe përqendrohet në përgjigjen ndaj krizave: “Për këtë qëllim, DEFENDER-Europe 21 do të ushtrojë aftësinë e komandës për të integruar afërsisht 28 000 forca amerikane, aleate dhe partnere nga 26 kombe, përfshirë Shqipërinë, për të kryer operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi, në më shumë se një duzinë kombesh nga Baltiku, në Afrikë, në rajonet kritike të Detit të Zi dhe Ballkanit”.

Koloneli tha se stërvitjet në bregdetin shqiptar po bëhen për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore: “Shqipëria po luan një rol kritik në këtë stërvitje. Operacionet e përbashkëta logjistike mbi-bregdetare, JLOTS, do të zhvillohen për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në Portin e Durrësit. JLOTS është një mundësi e rëndësishme për shumë operacione dhe siguron një aftësi unike për ushtarakët”.

DEFENDER-Europe është një ushtrim vjetor në shkallë të gjerë i udhëhequr nga Ushtria Amerikane, i krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë strategjike dhe operacionale midis SHBA, NATO-s dhe forcave aleate në Evropë.