Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Deklaratat pas ndeshjes, Guardiola vlerëson kurajën, humbje e hidhur për Pochettino

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 17:19 | Futboll
Deklaratat pas ndeshjes, Guardiola vlerëson kurajën, humbje e hidhur

Përmbysja e Manchester City ishte fantastike. Por, 45 minutat e para të sfidës në “Parc de Prince” treguan se ende nuk mund të flitet me garanci për kualifikimin. Paris Saint Germain është një kundërshtar që mund t’i hapë probleme anglezëve, me trajnerin Pep Guardiola që e ka të qartë recetën e suksesit.

“Nëse nuk je i qetë, e ke të vështirë të japësh më të mirën. Goli i shpejt që pësuam na demoralizoi, në pjesën e parë nuk ishim të qetë në lojë dhe na mungoi agresiviteti. Më pas dolëm në lojën tonë dhe gjithçka ndryshoi. Në ndeshjen e kthimit do të shohim nëse mund të luajmë si në pjesën e dytë, vetëm ashtu mund të shkojmë në finale”, tha Guardiola.

Krejt të kundërta ndjesitë e përjetuara nga Pochettino. Pas 45 minutave perfekte, Paris Saint Germain u shpërfytyrua.

“Ndeshja u vendos nga dy gola të diskutueshëm. Është e vështirë ta pranosh një disfatë të tillë. Pas dominimit në pjesën e parë, ndeshja jonë u prish nga dy dëmtime. Më pas edhe kartoni i kuq i Guaje na e komplikoi situatën. Gjithsesi nuk jemi dorëzuar, do të luajmë edhe ndeshjen e kthimit. Jemi në gjysmëfinalet e Champions dhe secila skuadër ka shanset e saj për të arritur në finale”, tha trajneri i PSG.

A2 CNN Livestream

Dita jonë