Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dialogu me Serbinë, opozita kritika dhe mbështetje për qëndrimet e Kurtit

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 19:44 | Kosova
Dialogu me Serbinë, opozita kritika dhe mbështetje për

Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për rifillimin e dialogut me Serbinë, është pritur me kritika nga opozita.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se shefi i qeverisë po shkon në negociata pa vendosur reciprocitetin dhe pa platformë apo strategji.

“Nga Jo Negociata - Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Kosovës”, shkruan Hoxhaj në Facebook.

Një reagim për vizitën e Kurtit në Bruksel pasi edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ramush Haradinaj përshëndeti vendimin e kryeministrit për të refuzuar takimin e 11 majit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Ndërsa nga LDK kërkoi që Kurti të raportonte në Kuvend para dhe pas vizitës në Bruksel.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu