E veja e martirit të demokracisë: Të përndjekurit nuk e njohin qeverinë Rama 3, të gjithë në protestë

Sink e veja e Havzi Neles frame 0 1100x620

E veja e martirit të demokracisë Havzi Nela ka reaguar nga Kukësi mbi konfirmimin e mandatit të tretë për Edi Ramën. Lavdie Nela ka deklaruar se të përndjekurit politikë në Shqipëri edhe sot e kësaj dite nuk kanë liri, demokraci dhe as drejtësi.

Ajo ka deklaruar se do t’i bëjë thirrje ish të përndjekurve politikë në mbarë vendin për të protestuar para Kryeministrisë.

“Unë nuk i njoh zgjedhjet dhe do iu kërkoj të gjithë të përndjekurve politikë të shkojmë përpara Kryeministrisë. Derisa të vdesim do të rrimë atje. Ne të vdekur e të vdekur jemi. Rama e ka pasur tepër mandatin e dytë e jo më të tretin. Ai asnjë gjë nuk ka bërë. Unë nuk kam liri, nuk kam demokraci. Kam vuajtur burgjeve dhe nuk kam marrë asnjë lloj dëmshpërblimi”, u shpreh e veja e Havzi Nelës.