Fatmir Xhafaj thyen herësin, do të jetë pjesë e Parlamentit

xhafaj 1100x620

Fatmir Xhafaj ka arritur që të thyejë herësin e Partisë Socialiste në Tiranë dhe bëhet pjesë e Parlamentit.

Xhafaj ka marrë mbi 11 000 vota në Qarkun e Tiranës.

Herësin e ka thyer edhe Ornaldo Rakipi, me mbi 11 000 vota të fituara.

I pari nga kandidatët që theu herësin ishte demokrati Luçiano Boçi, në Qarkun Elbasan, duke marrë 11 076 vota preferenciale.

Kjo formulë ishte e paqartë se si do të funksiononte, pikërisht me rirenditjen e kandidatëve tek ato që u quajtën si lista jo plotësisht të hapura. Konkretisht, Luçiano Boçi ishte i shtati në listën e PD-së për Elbasanin, qark ku PD, sipas votave të partisë, mori vetëm 6 mandate. Ndaj, zoti Boçi nuk hynte në Kuvend. Por, votat e tij personale e kaluan atë që quhet herësi dhe që në Elbasan u llogarit diku te 9 mijë vota, duke e futur automatikisht Luçiano Boçin në Kuvend. Ai sposton numrin 5, Eugen Isai, pasi e gjashta është femër dhe nuk lëviz, duke ruajtur kuotën gjinore.