Finalja e Kupës së Italisë Atalanta-Juventus do të luhet me tifozë

mapei stadium 1100x620

Kur situata nga pandemia duket se është qetësuar disa në Itali, autoritetet e shëndetësisë kanë bërë të ditur se finalja e Kupës mes Atalanta-s dhe Juventusit më 19 maj do të zhvillohet me tifozë.

Lajmi është konfirmuar nga nënsekretari i Shëndetësisë, i cili ka bërë të ditur se “Mapei Stadium” do të jetë i mbushur me 20% të kapacitetit të tij, pak më shumë se 4 mijë spektatorë.

“CTS aktualisht po studion protokollin për të lejuar spektatorët ndjekjen e ndeshjes në mënyrë të sigurt, në përputhje të plotë me protokollin anti-Covid”, bëri të ditur Andrea Costa.

Ky vendim vjen dy javë pas miratimit nga autoritetet i pranisë së spektatorëve në tribunat e stadiumit “Olimpico” për Euro 2020.

  • LAJMI I FUNDIT | Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Aspiratën për ndryshim e mishëron sot vetëm PD, do vazhdojmë të luftojmë
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Masakra elektorale e vërtetë, por ka qenë edhe dështim i joni
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Baza e dëshpëruar, dështuam të realizonim ndryshimin
  • LAJMI I FUNDIT | Nishani: Zoti Basha, jep dorëheqje nga drejtimi i Partisë përpara zgjedhjeve