Gafë e rëndë e Barcelonës, Granada “shpërthen” në “Camp Nou”

barca 1100x620

Barcelona kishte të gjitha mundësitë që me ndeshjen e prapambetur ndaj Granada-s të merrte kreun e renditjes së La Liga-s, megjithatë nuk ndodhi kështu.

Messi nuk i mjaftoi skuadrës së drejtuar nga Koeman, pasi Granada përmbysi gjithçka duke shënuar dy gola në Camp Nou.

Me këtë humbje, Barça mbetet në vendin e tretë në renditje, me 71 pikë, po aq sa Reali, ndërsa Atletico mban kryesimin me dy pikë më shumë.