Javën tjetër rihapen shkollat, e konfirmon Ministria e Arsimit

kushi 1100x620

Ministria e Arsimit ka pranuar propozimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, për rikthimin në shkolla të sistemit parauniversitar.

Ministrja, Evis Kushi njofton se mësimi do të nisë nga java që vjen dhe ka apeluar që respektimi i rregullave të vijojë.

“🟢 JAVËN TJETËR RIHAPEN SHKOLLAT

Deri këtu ia kemi dalë me sukses vetëm falë bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe solidaritetit që treguam për njëri-tjetrin😍

Duke njoftuar me kënaqësi hapjen e rrugës për rikthimin e të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve në shkolla, mbetet absolutisht e domosdoshme që të mos harrojmë, se lufta që po fitojmë ende nuk ka mbaruar🙏

Prandaj suksese në këtë fundvit shkollor të gjithëve dhe një apel për të gjithë, që të vazhdojmë të respektojmë rregullat për t’ia dalë deri në fund💪”, shkruan Kushi.