Kapet nëndetësja 52 metërshe me 72 milionë dollarë kokainë

Policia në Porto Riko kapi 2500 kg kokainë në një nëndetëse të prodhuar në Kolumbi në fillim të këtij muaji.

Nëndetësja u nis nga Kolumbia dhe u drejtua për në Porto Riko për të dorëzuar një ngarkesë me vlerë 72 milionë dollarë, por u pikas nga Garda Bregdetare e Shteteve të Bashkuara të Bashkuara.

Mjeti lundrues afërsisht 52 metra i gjatë dhe 8 metra i gjerë, kishte një ndarje prej 25 metrash ku ishin fshehur pakot e mëdha të kokainës.

Autoritetet deri më tani kanë akuzuar 82 persona të lidhur me ngarkesën.