Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kina nis të ndërtojë “Pallatin qiellor”, lëshon modulin e saj në hapësirë

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 16:14 | Teknologji

Kina lëshon modulin e parë të stacionit të saj hapësinor duke konfirmuar ambiciet për një prani të përhershme njerëzore në hapësirë, sipas shembullit të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Europës.

“Qendra e kontrollit ajror të Pekinit raportoi se raketa Mars-b5 Y2 dërgoi me sukses modulin Tianhe në orbitë dhe se panelet diellore po funksionojnë mirë pas shpalosjes. Njoftoj se misioni ishte një sukses i vërtetë”, u shpreh Li Shangfu, komandant i misioneve fluturuese për stacionin hapësinor.

https://youtu.be/zOI0JpBx5PM

Moduli qendror "Tianhe" mban pajisje jetësore suporti për astronautët. Presidenti Xi Jinping theksoi se stacioni është strategjik për ndërtimin e një shteti të madh shkence dhe teknologjie, dhe se do të jetë operativ brenda 2022-shit.

Mesazhin e presidentit lexoi zëvendëskryetari i misioni qendror ushtarak: “U përcjell urimet më të ngrohta e të sinqerta të gjitha institucioneve të përfshira në misionin e suksesshëm të dërgimit të modulit Tianhe në orbitë”, tha Zhang Youxia.

Lëshimi i modulit u bë nga qendra hapësinore e Wenchang. Laboratori orbitues prej 110 metrash që pritet të ndërtohet në hapësirë do të quhet  "Tiangong-3", që do të thotë "pallat qiellor”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë