Komiteti Teknik: Situata e qëndrueshme, do propozojmë rikthimin në klasa për arsimin parauniversitar

Mbledhja e sotme e Komitetit Teknik që monitoron dhe merr masat e nevojshme kundër pandemisë ka evidentuar një situatë përgjithësisht të qëndrueshme në vend.

E vetmja masë që Komiteti mendon të propozojë është ajo për Ministrinë e Arsimit, në mënyrë që institucionet parauniversitare të braktisin skenarin e alternuar për të rifilluar leksionet në klasë, “ në respektimin e rreptë të masave parandaluese”.   

Duke evidentuar një rritje të lehtë të rasteve, por edhe një ulje të rasteve të shtrimeve dhe të intubimeve, Komiteti nënvizoi edhe optimizëm për fushatën e vaksinimit, që sipas tyre e radhit Shqipërinë si një nga vendet më të avancuar në rajon, para edhe Kroacisë.