Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kurti takon Borrell, dialogu Kosovë-Serbi rifillon në qershor

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 16:49 | Kosova
Kurti takon Borrell, dialogu Kosovë-Serbi rifillon në qershor

Takimi me bërryla, për shkak të pandemisë, zgjati pak më shumë se zakonisht. Kështu përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për politikë të jashtme, Zhoze Borell, priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në selinë e Komisionit Europian.

Ata patën një shkëmbim përshëndetjesh dhe më pas zhvilluan një bisedë me dyer të mbyllura. Rezultati ishte dakordësia për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd në muajin qershor.

 “Ne do ta kemi shumë shpejtë takimin e nivelit të lartë.”, u shpreh ai.

 ‘’Dialogu nuk është neglizhuar nga ne. Gjatë muajit maj ne do të takohemi me partitë opozitare në Kosovë për të pasur edhe mendimet e tyre. Në muajin qershor mund të kemi fillimin e kapitullittjetër të dialogut.”, u shpreh Kurti.

Dokumenti “Non-Paper” për ridefinimin e kufijve në Ballkan nuk u la pa u komentuar.

 “Non Paper duket se janë në modë, nëse nuk e ke një të tillë nuk je askushi. Unë nuk punoj me ‘non paper’. Këto dokumente fantazëm nuk janë të rëndësishme dhe janë false.”, tha Borrell.

“Ato harta duken si imazhe false nga satelitët apo si një skeç i keq i ndonjë filmi fantashkencë i një pushtimi alien i planetit tokë.”, shtoi Kurti.

Kurti është takuar më herët me një sërë zyrtarësh të Bashkimit Europian si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ndërsa vizitën në Bruksel do ta përmbyllë pas takimit me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë