Masakër në SHBA, vriten 6 persona në një shtëpi, mes tyre 2 policë

Untitled collage 2021 04 29T190129.329 1100x620

5 persona, përfshirë dy zv/sherifit, humbën jetën gjatë një shkëmbimi zjarri që zgjati për disa orë në Karolinën e Veriut.

Rreshteri Chris Ward dhe zëvendësi i tij Logan Fox shkuan në një shtëpi në Boone  të Charlottes për një kontroll pas raportimeve në radio për një situatë.

Dikush raportoi se pronari i shtëpisë dhe familja e tij nuk u paraqitën në punuar dhe nuk përgjigjeshin në telefon.  Efektivët kontrolluan zonën në bllokun 500 në Hardaman dhe më pas hynë në rezidencë.

Në këtë moment dikush brenda shtëpisë hapi zjarr, duke goditur të dy policët dhe shkaktuar një bllokim 13-orësh.

Gjatë një përpjekje fillestare për shpëtimin e efektivëve, një oficer policie  u godit nga të shtënat me armë, por nuk u lëndua sepse kishte veshur antiplumb.

Efektivi Ward vdiq pasi u dërgua në qendrën mjekësore “Johnson City” në Tenesi, ndërsa kolegu i tij Fox vdiq në vendin e ngjarjes. 3 persona të tjerë, përfshirë autorin e ngjarjes u gjetën të vdekur brenda shtëpisë, kur më në fund policia arriti të hynte.