Mbyllet numërimi për kandidatët në 8 qarqe, vijon procesi në 4 të fundit

Klikoni këtu për rezultatet në kohë reale.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt fundit. Deri në orën 16:40, ky proces ka përfunduar në 8 qarqe të vendit, ndërsa është duke vijuar në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe në Elbasan.

Megjithatë, kanë mbetur pak për të mësuar në kutitë e fundit që pritet të numërohen. Në Elbasan, Luçiano Boçi, nga lista e PD, arriti të thyejë herësi dhe të sigurojë mandatin, ndërsa këtë gjë e bënë në Tiranë edhe Fatmir Xhafaj, si dhe Ornaldo Rakipi. Tashmë mbetet për të mësuar se kush do të jenë dy kandidatët që do të lëshojnë vendin edhe pse kanë qenë në pjesën fituese të listës.

Ndërkohë, Celibashi u bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit dhe të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ.

Shfletoni galerinë për të parë të gjitha votat preferenciale deri tani.