Ngjarje e rëndë në Dibër, 26-vjeçari vret me thikë vëllain

policia diber 1100x620

Policia e Dibrës njoftoi se në orën 00:30, në fshatin Allabegi të Maqellarës, një 26-vjeçar ka goditur me thikë vëllain e tij 23-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital.

“Shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T.,  23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital”, lexohet në njoftimin e policisë.

Blutë kanë nisur punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.