Njihuni me kandidatët më të votuar të PD në 12 qarqet e vendit

Klikoni këtu për rezultatet në kohë reale.

Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate në të 12 qarqet e vendit nga zgjedhjet e 25 prillit.

Por kush janë më të votuarit dhe kandidatët që me shumë mundësi do të ulen në parlamentin e ri? Në Tiranë, është kreu demokrat Lulzim Basha më i votuari me 14087 vota ende pa u numëruar kutitë e fundit për kandidatët. Ndërkohë, Sali Berisha është i shtati më i votuar me 6057 vota deri tani edhe pse ishte i pesti në listën e PD.

Në fotogaleri mësoni kandidatët e PD më të votuar në 12 qarqet e vendit.

Deri në orën 17:30 të së enjtes janë numëruar votat e kandidatëve në 8 qarqe ndërsa janë duke vazhduar në Elbasan, Lezhë, Durrës e Tiranë.