Njihuni me kandidatët më të votuar të PS në 12 qarqet e vendit

Partia Socialiste arriti të sigurojë 74 mandate në të 12 qarqet e vendit nga zgjedhjet e 25 prillit, duke dalë partia e parë në vend si më e votuara.

Por kush janë më të votuarit dhe kandidatët që me shumë mundësi do të ulen në parlamentin e ri nga Partia Socialiste? Taulant Balla, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, arriti të thyejë edhe Edi Ramën, madje është kandidati më i votuar në rang vendi në zgjedhjet e 25 prillit, me 21604 vota në Qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë, në këtë parti herësi u thye vetëm nga Fatmir Xhafaj dhe Orlando Rakipi në listat e Tiranës. Edi Rama mori më shumë vota në listat e Durrësit, më shumë se 13 mijë.

Në fotogaleri mësoni kandidatët e PS më të votuar në 12 qarqet e vendit.

Deri në orën 18:30 të së enjtes janë numëruar votat e kandidatëve në 8 qarqe ndërsa janë duke vazhduar në Elbasan, Lezhë, Durrës e Tiranë.