Parashikimi i motit: 29 prill 2021

Tabloja sinoptike mbetet me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, por mundësia për reshje shiu është shumë e vogël. Këto kushte moti vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit vijojnë me një rritje të lehtë, më e ndjeshme rritja gjatë mesditës, duke shënuar vlera maksimale deri 23 gradë celsius në zonat malore dhe deri 27 gradë në zonat perëndimore.

Era vijon të fryjë e lehtë dhe rrallëherë mesatare me drejtim jugor, ndërsa dallgëzimi në det ulet në 2 ballë.