Partia Socialiste Europiane: Zgjedhje të lira, dëshira e votuesve është e qartë

Sergei Stanishev PES 1100x620

Partia Socialiste Europiane i dërgoi kryeministrit Edi Rama përgëzimet zyrtare për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Në emër të subjektit politik europian, sekretari i saj Sergei Stanishev deklaroi se “me gjithë kontekstin sfidues të COVID-19, Shqipëria arriti të organizojë zgjedhje të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse në kuadrin e ligjit të ri zgjedhor dhe kjo është një arritje e vërtetë”.

Sipas PES, “dëshira e votuesve është e qartë. Qytetarët tuaj duan që ju të vazhdoni të ndiqni rrugën europiane dhe zbatoni programin tuaj social-demokrat. Gjatë viteve të fundit, qeveria juaj ndoqi reformat e nevojshme për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë për popullin e saj dhe për të vazhduar rrugën për të qenë pjesë e Bashkimit Europian”.

PES u angazhua për të nxitur fillimin e konferencës ndërqeveritare si dhe për të hapur negociatat për pranimin.