Përfundon numërimi i votës preferenciale në qarkun e Korçës

korce numerim 600x338

Ka përfunduar në të gjithë qarkun e Korçës numërimi i votës preferenciale. I fundit ishte numërimi i votave për kandidatët në KZAZ 69 në Pogradec.

I vetmi që ka thyer herësin e votave është Niko Peleshi, ndërsa nga kufiri i mandateve asnjë kandidat tjetër nuk ka mundur të bëjë rrokadë të listës.

Bashkë me të gjitha KZAZ-të e qarkut më të votuarit në 427 qendrat e votimit, sipas kaheve politike, këta janë kandidatët me më shumë vota preferenciale në Qarkun Korçë:

PS

1- 11 479 Niko Peleshi

2- 6236 Ilir Pendavinji

3- 5788 Bledi Çomo

4- 5447 Blerina Gjylameti

5- 5164 Arian Jaupllari

6- Ilir Topi 5046

7- Olta Xhaçka 4795

PD

1- Ervin Salianji 9428

2- Selajdin Jakupllari 7425

3- Bledion Nallbati 7415

4- Edmond Spaho 5938

5- Andrea Mano 5469