“Plani i tij do të ulte pagat e do të tkurrte ekonominë”, republikanët kundër Biden

tim 1100x620

Plani ekonomik i Biden duket se nuk gjen mbështetjen e republikanëve. Senatori Tim Scot, një yll në rritje i partisë, tha se agjenda e demokratëve do të përçante amerikanët, do të ulte pagat e do të tkurrte ekonominë.

“E ardhmja jonë nuk do të vijë nga skemat e Uashingtonit apo ëndrrat socialiste. Do të vijë nga ju, populli amerikan. Demokratët duan një listë të njëanshme dëshirash. Më pak se 6 për qind e investimeve të presidentit shkon për rrugë dhe ura.

Është një listë dëshirash e një shpërdorimi të madh qeveritar. Gjithashtu, flitet për rritjen më të madhe të taksave në një gjeneratë. Ekspertët thonë se kur gjithcka të jetë thënë e bërë, pagat për shtresën e mesme do të ulen dhe ekonomia do të tkurret”, deklaroi ai.