Roma shpërfytyrohet në Europa League, Villareal ëndërron finalen

04e05c5ce25b6e949870f02353584258o2 1100x620

Roma është mundur me rezultatin e thellë 6-2 në ndeshjen e parë gjysmëfinales së Europa League përballë vendasve të Manchester United.

Pavarësisht se e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-2, verdhekuqtë nuk arritën të përballonin furinë e “Djajve” të cilët shënuan plot 5 herë në pjesën e dytë. Duhet theksuar në këtë ndeshje forma e mirë e Edison Cavani dhe Fernandez të cilët shënuan nga dy herë.

Në gjysmëfinalen tjetër Villareal fitoi ndaj Arsenalit me rezultatin 2-1 duke shpresuar për një vend në finalen e kupës së vogël të Europës.

Për vendasit shënoi Trigueros dhe Albiol ndërsa rezultati për miqtë u shkurtua nga Pepe me anë të një penalltie