Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shano: PD-së i duhet një lider në gjendje që të fitojë pushtetin

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 08:43 | Politikë
Shano: PD-së i duhet një lider në gjendje që të

Analisti Dritan Shano, i ftuar në studion e “Dita jonë” në A2, u shpreh se Partia Demokratike nuk e ka përmbushur këto 8 vite, misionin e saj.

“PD-ja është bërë për të qeverisur dhe jo për të marrë pjesë në Parlament. Kjo detyrë ka 8 vite që nuk është përmbushur. Ka disa që thonë se është rritur vota, por unë them që PD-ja është krijuar për të qenë në pushtet. Unë nuk mund të entuziazmohem për rezultatin, pasi është njësoj sikur trajneri të thotë “bravo se bëtë 3 gola”, kur kundërshtari bëri 4 gola”, deklaroi Shano.

"Se çfarë do të bënte Edi Rama, kjo dihej. Ne zgjedhim ekipe që mund të bëjnë një gol më tepër sesa Rama. Këtë duhet të bëjë tani PD-ja", shtoi Shano.

Kur u pyet se sa përgjegjësi ka Lulzim Basha, Shano u shpreh: “Në një ekip, fajin e ka i pari i punës. Partia është gjithmonë më e madhe sesa kryetari. Nuk vdes partia pa kryetarin. Neve na duhet një lider që është në gjendje që të fitojë pushtetin. Mua nuk më duhet një lider i pashëm, i gjatë dhe që flet ëmbël. Nëse zoti Basha mendon se duhet të qëndrojë sërish në krye të PD-së, edhe pse nuk e ka përmbushur objektivin, është në dorën e tij. A e jep dorëheqjen Basha tani apo më vonë, nuk e di. Ajo që di unë është që PD-ja duhet të ndryshojë thellë dhe fort. Më 22 korrik janë zgjedhjet për kryetarin. Para 4 vitesh e mbështetët, mori 90% të votave dhe ajo mbështetje ishte puthja e fundit për këtë njeri”.

Shano theksoi edhe një tjetër gabim, sipas tij, të Partisë Demokratike: "Partia Socialiste ishte më e përgatitur për t'u përballur me zgjedhjet e këtij viti. Kanë dy vite e gjysmë që punojnë. Partia Demokratike i prodhon kandidatët për deputet 45 ditët e fundit".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu