Theu herësin në Tiranë nga lista e PS, Toni Gogu: Nuk e njoh Ornaldo Rakipin, mezi pres ta takoj

Në emisionin A2 kushtuar zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit u diskutua në lidhje dhe me fenomenin sesi disa kandidatë të panjohur në Partinë Socialiste kanë marrë më shumë vota sesa disa nga politikanët më në zë të kësaj force, duke përmendur këtu rastin e Ornaldo Rakipit.

Ndonëse ndodhen të dy kandidatë në të njëjtin qark, Toni Gogu në një lidhje direkte për A2 u shpreh se nuk e njeh Ornaldo Rakipin dhe nuk mund ta gjykojë, por mezi pret ta takojë në Kuvend.

“Ne kemi mësuar shumë herët në jetën tonë që të mos gjykojmë pasi në të njëjtën masë do të gjykohemi. Unë nuk e njoh akoma zotërinë për të cilin ju flisni. Nuk e njoh dhe nuk mund ta gjykoj. Unë njoh zotin Xhafaj që meriton të jetë në Kuvend. Të tjerët nuk i njoh, mezi pres t’i takoj”, tha Toni Gogu.