Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vota për kandidatin, në Shkodrën blu preferohet Tom Doshi

Nga A2 CNN
29 Prill 2021, 16:52 | Politikë
Vota për kandidatin, në Shkodrën blu preferohet Tom Doshi

Shkodra ndonëse konfirmohet një bastion blu ku Partia Demokratike duket e pathyeshme, ka rezervuar surpriza të tjera sidomos në votën preferenciale. Më i votuari në këtë qark rezultoi kryetari i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi.

Por drejtuesi i socialdemokratëve e ka deklaruar që 3 deputetët e tij janë të gatshëm për bashkëpunim me PS.

Ndërsa nga lista e demokratëve, Bardh Spahia nuk mundi të thyejë herësin, për të fituar mandatin, ndërsa ishte i renditur i shtati, çka e le jashtë 5 mandateve të fituara nga PD në qarkun e Shkodrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë