Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

A do t’i njohë PD zgjedhjet? Kaso në A2: Do të na duhet të presim të gjitha hallkat

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 20:38 | Politikë
A do t’i njohë PD zgjedhjet? Kaso në A2: Do të na duhet

Ivi Kaso, sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike, ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 nga ku foli për akuzat e ngritura deri tani nga opozita mbi parregullsitë gjatë zgjedhjeve.

“Denoncimet kanë qenë të vazhdueshme prej disa muajsh. Aktualisht ne kemi ndarë me publikun vetëm shkeljet e periudhës para zgjedhore, të cilat kanë qenë të shumta dhe nga ana jonë janë bërë publike. Ne kemi bërë edhe mbi 180 kallëzime penale në prokuroritë e rretheve dhe mbi 40 kallëzime penale në SPAK. Jemi në proces të mbledhjes dhe dokumentit të parregullsive që kanë ndodhur”.

Sa i përket çështjes nëse PD do të njohë zgjedhjet, Kaso u shpreh: “Procesi është ende në vijim. Pjesën e vetë të dukshme ka ditën e zgjedhjeve, por fillon shumë muaj më përpara dhe përfundon shumë kohë më pas. Do të na duhet të presim të gjitha hallkat për të filtruar të gjitha pretendimet dhe për të marrë të gjitha masat se çfarë do të bëhet në vijim. Ka raportime dhe akuza edhe të subjekteve të tjera për një shkelje të një natyre të tillë që cenojnë ndarjen e mandateve.

Në zona ku mandati është marrë në një mënyrë ose në një tjetër me një grusht votash, ka raportime që ato vota nuk pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të asaj zone. Kështu që janë të gjithë këto objekt i verifikimit të tanishëm, por nuk do të çuditesha që me fazën ankimore, pasi të verifikohen problematikat, rezultati do të ishte i ndryshëm”, u shpreh Ivi Kaso.

A2 CNN Livestream

Dita jonë