A duhet të largohet Basha nga drejtimi i PD-së? Bumçi tregon arsyet pse nuk duhet të ndodhë kjo gjë

bumci2 1100x620

Aldo Bumçi, anëtar i Partisë Demokratike, tregoi në studion e “Ditari” në A2 se pse Lulzim Basha duhet të vazhdojë të jetë në krye të partisë.

“Është e drejtë e kujtdo të kërkojë largimin e zotit Basha. Në mendimin tim, nuk është kjo beteja e demokratëve. Demokratët votuan dhe prodhuan frymëzim me 0 lekë, ndërsa në krahun tjetër u shpenzuan qindra mijëra euro. Zoti Basha nuk gjykohet dot për rezultatin, pasi ishte rezultat spektakolar që u cenua nga makineria e vjedhjes së votës, prishja e koalicioneve në mënyrë të njëanshme dhe një fletë votimi që u bë ashtu si u bë në mënyrë të qëllimshme, që vota të bëhej e pavlefshme. Beteja e të gjithë demokratëve, edhe e Nishanit, Imamit e Ristanit, është që të kthejmë normalitetin në këtë vend. Rama do të bënte të njëjtën gjë për të fituar zgjedhjet, kushdo që të ishte në krye të PD-së. Nëse do të kishim një rezultat si të vitit 2017, pavarësisht manipulimeve, Basha duhej të largohej. Sot, sfida e Bashës është beteja për legjitimitetin e qeverisjes së vendit”, deklaroi Bumçi.

Kur u pyet në lidhje me ftesën për bashkëpunim të bërë nga kryeministri Edi Rama për Partinë Demokratike: “Edi Rama është në hall të madh sepse nuk ka më lekë buxheti, nuk merr dot borxh tjetër, nuk rrit dot më çmimin e energjisë. Njerëzit do të thonë sërish që “jemi keq”. Edi Rama duhet të ofrojë zgjidhje politike, pasi është shkaktari i krizës”.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4