A e ulni dot kokën poshtë? Hapet ura e varur, për këmbësorë, më e gjatë në botë

Ura e varur, për këmbësorë, më e gjatë në botë, është hapur në Portugali. Ura është e gjatë 516 metra dhe ndodhet në qytetin Arouca, rreth një orë larg në jug të Portos.

Ajo ngrihet në 175 metra lartësi dhe për ta kaluar – përveç se 12 euro – duhen vetëm 10 minuta. Pamja që të ofrohet është spektakolare, por nuk është për personat me zemër të dobët.

E dizajnuar nga studio portugeze Itecons, ura u ndërtua për 3 vite. “Synimi është që të rigjallërohet interesi i njerëzve për të vizituar zonën”, tha në një deklaratë Bashkia e qytetit. “Këtu mirëpresim adhuruesit e veprave inxhinierike, ata që duan të kenë përvoja ekstreme dhe të dashuruarit pas natyrës”.

Me hapjen zyrtare, ura portugeze i zuri vendin urës “Charles Kuonen” në Zvicër, si ura e varur për këmbësorë më e gjatë në botë.