Basket për meshkuj, Teuta fiton kupën e Shqipërisë

MB BASKET TEUTA FITON KUPEN frame 782 1100x620

Teuta fiton Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, pas suksesit në finalen përballë Goga Basket. Derbi i Durrësit përfundoi me rezultatin 90-84, me sfidën që u dominua nga blutë e drejtuar nga Milatoviç.

Pavarësisht rivalitetit, Teuta ishte gjatë gjithë ndeshjes në avantazh dhe i’a doli të siguronte trofeun e parë, prej rikthimit të basketbollit në parket, pas ndalesës për shkak të pandemisë.

Kjo është Kupa e katërt në histori për Teutën e basketbollit për meshkuj, që tashmë pretendon të fitojë edhe titullin kampion, trofe i cili mungon prej vitit të largët 1955.