Bilanc tragjik nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

doktor mk covid korona maqedoni 750x430 1 600x338

Maqedonia e Veriut vijon të shënojë një bilanc tragjik si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 37 persona ndërsa 365 raste rezultuan pozitive nga 2820 testime të kryera.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 152.367, prej të cilëve 132.765 janë shëruar, ndërsa 4.855 kanë ndërruar jetë.