Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Grisën listat zgjedhore në 2019, 19 vite burg për 6 vetë, asnjë në qeli

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 16:29 | Kronikë

Asnjë prej të pandehurve nuk do t’i vuajë këto dënime në qeli. Gjykata i uli një të tretën e dënimit secilit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe në përfundim i konvertoi në shërbim prove për periudha 2 dhe 3-vjeçare.

Episodi për të cilin u fajësuan të pandehurit u shënua pasditen e 25 qershorit 2019, pesë ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Në ditë të tensionuara kur PD dhe LSI kishin deklaruar se nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje dhe ishin sulmuar disa KZAZ, gjashtë të pandehurit u futën forcërisht në ambientet e një shkolle 9-vjeçare në Babrru, ku kanë grisur listat e afishuara të zgjedhësve. Sipas vendimit të gjykatës, ata u identifikuan nga pamjet e kamerave të sigurisë. Gjykata arsyeton se të pandehurit kanë vepruar me dashje dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

“Të pandehurit kanë kryer veprime aktive, që kanë sjellë si pasojë heqjen e listave nga ambienti i afishimit, grisjen e tyre dhe lënien në tokë të grisura. Nga pamjet filmike rezultojnë të qarta dhe të provuara veprimet e të pandehurve, momenti i hyrjes së tyre në ambientet e shkollës, synimi i qartë dhe veprimet aktive të kryera”.

Në gjykim, të pandehurit nuk kanë mohuar veprimin e kryer, por kanë pretenduar se listat e zgjedhësve nuk ishin material zgjedhor. Ky proces zgjati një vit në Gjykatën e Tiranës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani