Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

I përmendën tentativën e vetëvrasjes, tërhiqet nga futbolli në mes të ndeshjes

Nga A2 CNN
30 Prill 2021, 08:48 | Futboll
I përmendën tentativën e vetëvrasjes, tërhiqet nga

Një futbollist i kategorive të ulëta në Skoci u tërhoq nga futbolli në mes të një ndeshjeje, pasi, sipas tij, një kundërshtar u tall me tentativën e tij për vetëvrasje.

Sulmuesi i Albion Rovers, David Cox, postoi një video në Facebook, duke thënë se doli nga fusha sportive pasi Jonathan Tiffoney, i ekipit Stenhousemuir, i tha se duhet ta kishte bërë më mirë tentativën herën e parë.

“Isha në stol dhe pas një debati me stolin e kundërshtarëve, Jonathan Tiffoney më tha se duhej ta kisha bërë më mirë tentativën e vetëvrasjes. I kisha premtuar vetes që herën tjetër që do më kishin tallur mbi shëndetin tim mendor, do të largohesha nga fusha. Kam vendosur që të tërhiqem nga futbolli. Ndoshta disa njerëz mendojnë se nuk më tha ndonjë gjë të madhe, por u mbush kupa”, tha Cox.

Klubi Stenhousemuir ka njoftuar se po heton incidentin, duke theksuar se do të bashkëpunojë dhe me Federatën Skoceze për të ndëshkuar këdo që bën komente të papërshtatshme në lidhje me shëndetin mendor të dikujt.

Në vitin 2014, Cox tregoi se ka kaluar depresion dhe ankth, duke zbuluar se kishte tentuar të vriste veten, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të inkurajuar kolegët e tij për të kërkuar ndihmë nëse përballeshin me depresion.

A2 CNN Livestream

Dita jonë