Këshilli i Atlantikut uron kryeministrin Rama për fitoren: Të çojmë përpara integrimin

22 PRILL 2021 RAMA frame 46708 1100x620

Këshilli i Atlantikut ka dërguar një mesazh në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ku e uron për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Mes të tjerash, në mesazh thuhet se Këshilli i Atlantikut mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re dhe opozitën në të mirë të integrimit europian të Shqipërisë

“Urime për Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama për fitimin e një mandati të tretë të paprecedentë. Ekipi i AC Europe dhe Balkans Forward mezi pret që të punojë me qeverinë dhe opozitën për të thelluar aleancën tonë, për të mbështetur prosperitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe për të çuar përpara integrimin rajonal dhe pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shkruhet në njoftim.